Në pritje të përgjigjeve: 10 pyetje për “Gjarprin”!

Aktuale

Në pritje të përgjigjeve: 10 pyetje për “Gjarprin”!

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 22:10
Hashim Thaçi

Janë 10 pyetje që presin përgjigje nga ‘Gjarpri’, (Hashim Thaçi), por që ende nuk u ka dhënë. 

Këto 10 pyetje që kërkojnë përgjigje i janë bërë Thaçit nga Ali Ukaj, ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Ali Ukaj  u vra në vitin 1997 nga dora kriminale që ende nuk është zbuluar. Ukaj ishte edhe gazetar në atë kohë.

.Më poshtë pyejet:

1. Z Thaci ju thoni jeni per bashkimin me Presheven. Me cilin lidership politik te Presheves, Bujanocit apo te Medvegjes e keni diskutuar kete ceshtje ?

2. Z Thaci para disa muajsh u vra para zyrave te tij ne veri te Mitrovices politikani serb Oliver Ivanovic i cili ishte kunder ndryshimit te kufinjve apo korrektimit sic thoni Ju. Sot pas disa muajsh ajo vrasje eshte pa autor. A dini te na thoni deri ne c'pike jane hetimet dhe a ka lidhje vrasja e Oliver Ivanovicit me ndarjen e Mitrovices ?

3. Z Thaci ju flisni per korrektim te kufinjve dhe per mbeshtetje nderkombetare per nje marreveshje te tille. Nje pyetje a mund te na thoni nese nje nga keta "nderkombetare" eshte z Soros "i riu" qe ju keni takuar para disa kohesh dhe nese mundeni a mund te na thoni nese e dini qe tani e tutje zyrat qendrore te SOROS tani e tutje do te jene pikerisht ne Beograd ?

4. Z Thaci zera koinfideciale por serioze vleresojne se miku dhe lobisti Juaj Tony Podesta kishte krijuar nje marredhenie koinfidenciale mes Jush dhe gjeneralit MC Master ish keshilltar i Sigurise se Presidentit Trump. Pas pak kohesh te takimeve me Ju gjenerali i nderuar u shkarkua nga detyra, a ka lidhje kjo me tema te debatuara pikerisht per ndarjen e Kosoves dhe krijimin e Serbise te madhe me daljen ne detin Adriatik?

5. Z Thaci Presidenti i Serbise ben me dije formalisht dhe informalisht ka mberritur nje marrevshje me Ju per ceshtjen e rishikimit te kufinjve. Ne te njejten kohe edhe Ministri Kotzias thote te njejten gje per marreveshje rishikimi kufinjsh me Shqiperine. A nuk ju duket koincidence qe Serbia dhe Greqia kane te njejten gjatesi vale dhe kohe per ndryshim kufinjsh. Cfare mendoni per kete ceshtje?

6. Z Thaci Ju me vendosmeri po thoni se jeni i gatshem per korrigjim kufinjsh. A jeni konsultuar me zyrtaret dhe lideret e tjere politike ne Shqiperi, Maqedoni dhe Serbi? Nese po me ke ? Dhe nese po cfare ju kane thene ata?

7. Z Thaci ne daten e 10 vjetorit te Pavaresise se Kosoves ju nuk ishit ne Kosove dhe e zhvendoset festen e Pavaresise nje dite me vone sikur te ishte ditelindje e nje katundi ne Drenice, njekoheshisht edhe ne 150 vjetorin e Lidhjes se Prizerenit Ju ishit ne Kanada ne nje axhende te parendesishme a mund te na thoni sa kohe perpara e pergatisni axhenden Tuaj te vizitave zyrtare jashte Kosoves?

8.Z Thaci a eshte e vertete se jeni takuar privatisht ne 2 kryeqytete ne BE me kolegun Tuaj te Serbise z.Vucic?

9.Z Thaci a e keni biseduar kete ceshtje me Kryeministrin e Shqiperise dhe mikun Tuaj Edi Rama nese po cfare Ju k thene ?

10. Z Thaci Miku juaj i kahershem gjeneral brigade Adem Copani nderroi jete para disa kohesh ne Tirane a keni ngushelluar familjen e Tij.

Faleminderit me respekt Ali Ukaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat