Mediat gjermane: Ballkani rrezikon një valë të re dhune me pasoja të paparashikueshme

Aktuale

Mediat gjermane: Ballkani rrezikon një valë të re dhune me pasoja të paparashikueshme

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:52
Ramush Haradinaj

Duhej të ishin thjesht ditë të nxehta vere, por Ballkani është ndezur krejt papritur.

Serbët në Kosovë kanë paralajmëruar se do shpallin autonominë dhe diçka e tillë ka alarmuar autoritetet e Kosovës që kanë dërguar forca sigurie shtesë në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia do të mbrojë serbët.

Kurse homologu i tij, Hashim Thaçi shprehet se, Kosova mund të kërkojë që Lugina e Preshevës të bashkohet me vendin e tij, por pa shkëmbyer territore.

Interesant është se disa media të huaja shkruanin para disa kohësh se Vuçiç dhe Thaçi po negociojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës mes tyre pa ndërhyrjen e SHBA ose BE.

A është ky një testim i situatës apo diçka e vërtetë?

Fakt është se ish-kryeministri Sali Berisha tha të shtunën se ka pritur drejtues të lartë të Luginës së Preshevës, ku ka kundërshtuar idenë e Thaçit për ndryshim kufijsh.

Kurse Thaçi është përgjigjur mjaft ashpër duke mos e përmendur emrin e Berishës, por duke nënkuptuar ndaj tij disa akuza që kanë qarkulluar vazhdimisht në rrjet si ajo qe ka ndihmuar Millosheviçin me naftë apo që ka strehuar Bin Ladenin apo Arkanin.

Temperaturat e larta politike në rajon janë pasqyruar nga agjencia e rëndësishme gjermane DPA.

Ajo shkruan se Ballkani rrezikon një valë të re dhune.

Sipas saj, vëzhguesit janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Kosovë.

Agjencia shkruan se shpërthimi i ri i dhunës do kishte pasoja të paparashikueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat