Loja me Preshevën, Serwer thotë se Thaçi po bën garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen

Aktuale

Loja me Preshevën, Serwer thotë se Thaçi po bën garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:13
Johns Hopkins

Analisti dhe profesori në Universitetin Johns Hopkins thotë se ajo çfarë po bën Hashim Thaçi me idetë për Preshevën mund të jetë garë me Lutfi Hazirin dhe Vetëvendosjen. Sipas tij, dikush nga administrata amerikane duhet të dalë shpejt dhe të tregojë qëndrimin e Washingtonit. Serwer shpreson se do të thuhet që SHBA nuk mbështet ndryshimin e kufijve.

Daniel Serwer, profesor dhe analist nga Amerika, e ka ndërlidhur fushatën e Hashim Thaçit për ndryshim të kufijve me garën e brendshme politike të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi po tenton të garojë me Lutfi Hazirin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për të marrë vlerësim pozitiv nga shqiptarët.

“Mendoj se Thaçi reagon në brendësinë e forcave politike dhe përpiqet që të mbivlerësohet. Eurpianët dhe Amerikanët deri më tash s’kanë lejuar të flasin për këtë temë”, ka thënë.

Serwer shpreson se shpejt SHBA do të dalë me një qëndrim kundër ndryshimit të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat