Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Aktuale

Zëvendësministri e llogaritë punë pjesmarrjen në tryeza e konferenca

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:06
Çerkin Dugolli

Zëvendësministri Çerkin Dugolli veç tjerash i tregon kryeministrit edhe paraqitjen në media. Po ashtu tregon që ka qenë penalistë në tri konferenca//tryeza.

“..intervistë në Tribuna Channel dhe intervistë në rtv21”, ka shkruar ai në raport.

Thotë se ka qenë panelist në një konferencë rajonale në Shkup, panelist më një tryezë për mbrojtjen dhe sigurinë në punë dhe panelist në një diskutim të një OJQ-je.

Zëvendësministri në Ministrinë e Punës Çerkin Dugolli, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar Kryeministrit, të cilin e ka siguruar kallxo.com, thotë se është marrë kryesisht me Inspektoratin e Punës, ngase me këtë detyrë është ngarkuar nga ministri i tij.

“Me kërkesën time jam takuar me Kryeinspektratin e punës, Basri Ibrahimi, kam vizituar ambientet e punë dhe jam njohur me punën inspektuese…”, ka shkruar ai.

Dugolli thotë se ka vizituar inspektoratet e punës në regjionet në Prishtinë, Gjakovë, Prizren,, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, ku ka nxjerrë edhe disa përfundime nga këto vizita.

Thotë se jo formaliteti ka rënie dhe se siguria në punë po shkon drejt përmirësimit, por ankohet për pagën e vogël të inspektorëve.

“Numri i inspektorëve është i vogël, në disa raste inspektorët janë të moshuar dhe me shëndet jo të mirë. Paga e tyre në raport me punën dhe përgjegjësitë është tepër e vogël”, ka konstatuar ai.

Më pas ai ka listuar edhe aktivitetet e tij në fushën legjislative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat