Raportet Berisha-Thaçi: Çfarë thoshte Sali Berisha për arrestimin e Thaçit në Shqipëri

Aktuale

Raportet Berisha-Thaçi: Çfarë thoshte Sali Berisha për arrestimin e Thaçit në Shqipëri

Nga: Drilon Rrahmani Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:57
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Raportet tani në mes ish presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dhe presidentit aktual të Kosovës, nuk po janë të mira.

Krejt kjo pasi Berisha doli me deklarata kundër Thaçit për idenë e ndarjes së Kosovës, ndërsa ky i fundi e akuzoi sot se kishte strehuar në Shqipëri një kriminel si Arkani, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, Sali Berisha në një intervistë të vitit të kaluar, kishte folur për herë të parë rreth arrestimit të Thaçit në Shqipëri gjatë viteve të 90’ta.

Berisha ka thënë se arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji, duke shtuar se “nuk ka njeri që të ketë hyrë në burg për Kosovën”.

Berisha ka thënë se presidenti aktual i Kosovës, Thaçi, nuk e ka pyetur asnjëherë në lidhje më çështjen e arrestimit.

“Nuk do të çuditem nëse ka ndodhur arrestimi si moment i shkeljes së ligjit”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat