"Thaçin e pret shkarkimi”

Aktuale

"Thaçin e pret shkarkimi”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 gusht 2018 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi

Në rast të marrëveshjes së dëmshme me Serbinë, presidentin Thaçi e pret shkarkimi. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani ku sipas tij, Thaçi është një problem që vetën e ka shndërruar në problem mosbesimi.

Ai ka thënë për “Bota sot” se Thaçi nuk arriti ta krijoj dot besimin e humbur  të kahershëm, një mendësia dhe egoizmi përjashtimi i inteligjencës nga skena, politika, politizimi dhe rrënues i rendit dhe ligjit.

Image
Blerim Burjani

“Thaçi meritën më të madhe politike e ka pasur vetëm në Rambujë, dhe prej atëherë ai kishte bërë shumë gabime të mëdha politike në politikën e jashtme të shtetit. Njeriu i cili e mendon vetën që ka hyrë në histori  për gjithçka si për paqen si për luftën , si për dialogun , tash e shumë vite e për kthime mbrapa marrëveshjet e shumta të lidhura janë problemi kryesor për opozitën për të pranuar. Pasi ai asnjëherë nuk ka pranuar destinimin por gjithmonë ka vazhduar me jo transparencë në dialog. Thaçi po ashtu  por ai ka arrit të fitojë zgjedhje që nga viti 2007 e këndej  ka mashtruar opozitën dhe ka gënjyer njerëz të politikës dhe të shkencës rrugës së njëjtë po shkon edhe Kadri Veseli, modeli më i keq për demokracinë dhe politikën modern për të cilën pretendon shteti i Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike, Blerim Burjani.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat