Firmoset ujdia për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Aktuale

Firmoset ujdia për ndërtimin e rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:12
Foto

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe  në harmoni të plotë me kërkesat e qytetarëve të Gjurgjevikut të Madh, të shprehura përmes kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit si tri institucione, për të ndërtuar rrugën në fshatin Gjurgjevik të Madh të Komunës së Klinës.

Kjo rrugë do të ndërtohet me ndihmën reciproke të ministrisë së FSK-së, asaj të Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Kështu do t’i ofrohet mundësia këtij fshati të ketë lidhje më të shpejtë me fshatrat përreth dhe qytetin e Klinës. Gjithashtu kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë për t’u zhvilluar pjesët piktoreske të kësaj ane, transmeton Klan Kosova.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat