Paralajmërimi i historianit për marrëveshjet Kosovë – Serbi: Flet për konflikte të reja...

Aktuale

Paralajmërimi i historianit për marrëveshjet Kosovë – Serbi: Flet për konflikte të reja...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 2 gusht 2018 Në ora: 18:12
Kosova

Kosova dhe Serbia në dialogun e Brukselit janë afër finalizimit të marrëveshjeve përfundimtare.

Këto marrëveshje, historini Safet Hasani i quan, “marrëveshje për konflikte të reja”, duke shtuar se shqiptarët do të dalin humbës pas tyre.

Hasani për gazetën “Bota sot” thotë se, historikisht shqiptarët nuk janë treguar të suksesshëm në politikë gjatë konferencave ndërkombëtare.

Image
Safet Hasani

“Marrëveshje për konflikte të reja! Kosova dhe Serbia janë duke finalizuar marrëveshjet mes vete, që sipas mendomit tim, prapë shqiptarët do të dalin humbës! Populli shqiptar historikisht nuk u tregua i suksesshëm në politikë gjatë konferencave ndërkombëtare bisedimeve në tryezat diplomatike. Tërë ato sakrifica e luftëra gjatë historisë kanë dështuar në fund në marrëveshje tryezave diplomatike! Tani, si duket prapë po përsëritën gjërat, thotë historini Hasani.

Sipas tij, çdo herë populli shqiptar në tryeza diplomatike ka dështuar, s'ka arritur kurrë ta mbroj vendin, popullin dhe interesat kundër armiqëve serb-sllav dhe atij grek, por edhe duke treguar joprofesionalizem politik para faktorit ndërkombëtar.

“Tani në këto bisedime, shqiptarët kanë pas mundesi dhe arsye të tregohen shumë të suksesshem në marreveshjet në Bruksel po që se aty do të kerkoheshin te ri-trajtoheshin marreveshjet e meparshme të shekullit të kaluar, ku si pasoj e atyre marreveshjeve trojet shqiptare janë të ndara anekend Ballkanit. Pastaj, "diplomatët" shqiptar nga Kosova që në fillim kanë dështuar, sepse, në vend që për hyrje në bisedime fillimisht të kërkohen kushte ndaj Serbisë të cilat do ishin; njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, pranimi i fajësisë që ka bërë Serbia në Kosovë, dhe të paguhen tërë dëmet që i shkaktuan Serbia popullit shqiptarë dhe Kosovës”, thekson ai.

Historiani shton se, diplomatët shqiptar që marrin pjesë në bisedime me Serbinë në Bruksel më shumë mund t'i quajmë vizitor e turist, por diplomatë asnjëherë.

“Në ato bisedime Serbia çdo herë ka insistuar veriun e vendit, gjersa institucionet e Kosovës gjatë tërë kohës kanë heshtur dhe s'kanë arritur të krijojnë klimë për ruajtjen demografike atje! Në vend që shqiptarëve atje t'iu afronin kushte të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ata i harruan ata dhe i priviligjonin serbët të ktheheshin nga Serbia, edhe ata serb që s'kanë qenë asnjëherë banor të Kosovës”, thotë ai.

“Serbia prapë do të dal fitimtar në bisedime sepse Kosova nuk përfaqesohët nga dijetarët dhe shkencetarët por nga politikanët të cilët bëjnë çdo gjë, kompromise e marrëveshje që të jenë të pranueshme për ndërkombëtaret”, përfundon historiani Safet Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat