Hiqet nga kalendari për kohë të pacaktuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Aktuale

Hiqet nga kalendari për kohë të pacaktuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 gusht 2018 Në ora: 18:53
Këshilli i Sigurimit

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku duhej të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të KB-ra  Antonio Manuel de Oliveira Guterres për situatën në Kosovë, periudha Tri mujore Maj Qershor Korrik hiqet nga kalendari i KS duke thyer rregulloren njofton Bota sot me korespondetin e saj në Kombet e Bashkuara.

Burimi zyrtar është marr sipas ueb-faqes zyrtare të Kombeve të Bashkuara ku thuhet se nuk do të mbahet muajin Gusht , mbledhja e rradhës së Këshillit të Sigurimit  për Kosovën njofton Ambasadorja Teuta Sahatqija - Konsulle e Pergjthshme e Republikës së Kosovës në New York.

Ajo pohoi për "Bota sot" se:”Mbledhja ishte planifikuar të mbahet të simbas rradhës më javën e fundit të këtij muaji, por ajo është hequr nga kalendari zyrtar i axhendës për këtë tremujor dhe nuk dihet se kur do të mbahet “.

Sekretari i Përgjithshëm i KB   António Manuel de Oliveira Guterres, e ka dorëzuar raportin e fundit më 20 maj 2018. Në atë debat  të rradhës që shkoi ai u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe të vazhdojnë dialogun mes tyre.

Jo zyrtarisht mësohet se kan qen autoritetet në Prishtinë të cilat kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit t’i heq  mbledhjet për Kosovën për shkak se ka shtetin e saj dhe institucionet  të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat