Haradinaj nga kampi Bonsteel: Nuk ka kërcënim për ndarje

Aktuale

Haradinaj nga kampi Bonsteel: Nuk ka kërcënim për ndarje

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 13:48
Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar kampin Bonsteel

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në kampin Bonsteel ka komentuar deklaratën e priftit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, se ka skenarë për ndarjen e Kosovës, duke thënë se nuk ka kërcënim për ndarje.

Gjatë kësaj vizite kryeministri  u takua edhe me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich me ç‘rast ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë në Kosovë, derisa ka theksuar se kampi Bondsteel është një shpresë dhe garanci për paqen në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit lidhur me pjesëtarët serbë të larguar nga FSK-ja, tha se serbët që jetojnë në Kosovë janë njerëz të Kosovës, dhe si institucione duhet të garantojnë siguri dhe paqe për të gjithë.

Haradinaj: Nuk ka kërcënim për ndarje, të gjithë duhet të ndihen të sigurt

"Për sa i përket deklaratës së Sava, mendoj se kjo i shton debatet. Retorikat për t’i diskutuar kufijtë apo territoret në Ballkan janë të një frike, kështu që të gjithë kanë frikë prej kësaj, unë besoj se deri më tani ato janë vetëm retorika që ekzistojnë, nuk ka kërcënim. Të gjithë kosovarët duhet të ndihen të sigurt dhe të jetojnë në mënyrë të sigurt në Kosovë, serbët e Kosovës janë njerëz të Kosovës, ata kanë shtëpitë e tyre në vendin e tyre dhe ne të gjithë jemi këtu për të garantuar sigurinë dhe jetesën në paqe për të gjithë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, komandanti i kampit Bonsteel, Nick Ducich largimin e pjesëtarëve të komuniteti serb nga FSK-ja e ka konsideruar si gabim nga ana e Serbisë.

Ducich: Është e gabuar që të kenë presion për ta lënë FSK-në

“Sa për serbët në FSK, unë personalisht besoj se është e gabuar që të kenë presion për ta lënë FSK-në, ata kanë mësuar aftësi të mëdha dhe unë mendoj se ata kanë supozime këtu në Kosovë, ndoshta për të rritur familjen dhe më e rëndësishmja për të qëndruar në Kosovë për shkak të mundësive të punësimit dhe për t'i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës. Unë pres që serbët e Kosovës me të cilët kam biseduar në FSK,  do të qëndrojnë për shkak të arsyes që duan të kenë familjet e tyre këtu, duan të qëndrojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me gëzim në Kosovë dhe përsëri t’u shërbejnë atyre aftësive që marrin  duke qenë pjesë e FSK-së”, u shpreh ai.

Ducich gjatë këtij takimi e ka riktheksuar mbështetjen që do t’i japin FSK për zhvillim e saj, ndonëse ka vlerësuar se aftësitë e tyre si FSK po i demonstrojnë çdo ditë.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar kampin Bonsteel, me ç'rast është takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich.

Kreu i ekzekutivit duke falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë për Kosovën, ka thënë se deklaratat e klerikëve serbë se ka plane për ndarje të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe janë vetëm spekulime.

"Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovës dhe kam ardhur këtu për t'i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre", tha Haradinaj.

Ndërsa, Nick Ducich, komandant në Kampin Bondsteel, ka folur për bashkëpunimin e KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt në Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp.

Ai ka komentuar edhe largimet e serbëve nga FSK-ja dhe njëherësh iu ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat