“Kryeministër mos u frikëso, as nga Presidenti Vuçiq”

Aktuale

“Kryeministër mos u frikëso, as nga Presidenti Vuçiq”

Nga: P.R Më: 1 gusht 2018 Në ora: 07:21
Ramush Haradinaj dhe Aleksandar Vuçiq

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebok ka porositur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të mos ketë frikë që ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Kryeministër nuk e kam te qart pse po tutesh, nuk ke nevojë me u tutë nga askush e as nga Presidenti Vuçiq, sepse te gjitha faktet janë ne anën tonë. Tek e fundit kjo është edhe detyra e jote Kryeministër, e jo e presidentit, sepse në ty populli ka me besim se sa në Presidentin”, shkruan ndër tjerash Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Kryeministër mos u tutë?!

Image
Binak Maxharraj

Sipas Kushtetutës, Ligjeve dhe Rezolutave te Kuvendit te Republikës së Kosovës i takon qe Kryeministri të udhëheq me dialogun me Serbinë, sepse këtë e kanë bërë edhe te gjithë Kryeministrat para tij, sepse vetëm Qeveria e ka mandatin te udhëheq me dialogun me Serbinë.

Këtë këto ditë ia bëri të qartë edhe Komandanti i respektuar Anton Quni i cili e luti Kryeministrin Harajdinaj që të delë në ballë të dialogut duke ia dhanë plotësisht përkrahjen, sepse kjo punë nuk është e Presidentit të cilit i ka dalë boja dhe nuk ka respekt dhe besim në popull, por nuk e ka mbështetjen e Parlamentit dhe të shumë Partive dhe opozitës. Ky pra thjesht e rrëmbeu, e uzurpoi me dhunë udhëheqjen e dialogut në krye në vete.

Kryeministër nuk e kam te qart pse po tutesh, nuk ke nevojë me u tutë nga askush e as nga Presidenti Vuçiq, sepse te gjitha faktet janë ne anën tonë. Tek e fundit kjo është edhe detyra e jote Kryeministër, e jo e presidentit, sepse në ty populli ka me besim se sa në Presidentin.

Mos u zbythë Kryeministër kryeje detyrën tende, mos u tutë, mos u frikëso. Si duket po tutesh Kryeministër sepse poqëse e merr ti dialogun Thaçi me Veselin kanë me ta dhanë një shkelem bythëve dhe jashtë Kryeministrisë ashtu siç ja banë Isa Mustafës. Këtu, pra është halli ytë. Më i rëndësishëm për ty është posti i Kryeministrit se sa ti kryesh detyrat tua me faqe të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat