Gjergj Dedaj e Avni Kastrati “shpërblehen” me postin e ambasadorit!

Aktuale

Gjergj Dedaj e Avni Kastrati “shpërblehen” me postin e ambasadorit!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 16:15
Gjergj Dedaj

Në ditën kur grupi parlamentar 6 + ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj Gjergj Dedajn, kryetar i Partisë Liberale nga posti i zëvendësministrit, për shkak të disa deklaratave në lidhje me Turqinë dhe Serbinë, ai po shpërblehet me një post më të rëndësishëm.

Media e ka siguruar propozimin e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ku i propozohet Komisionit për Punë të Jashtme, që Dedaj të procedohet si ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Në këtë kërkesë të cilën e posedon media, ndër të tjera thuhet se Dedaj i plotëson të gjitha kushtet ashtu siç edhe parashah ligji në fuqi.

Image

Pos Dedajt,media ka marrë vesh se në shërbimnin diplomatik do të sistemohet edhe anëtari i PDK-së, dhe njëherit ish- kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Sipas kërkesës së ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Kastrati është propozuar që të shkoj si ambasador i Republikës së Kosovës në Slloveni.

Mediat bëjnë të ditur se opozita po e kundërshton procesin e emërimit të këtyre ambasadorëve, për shkak se është tejkaluar norma sa i përket njerëzve politik, në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Ndërkaq, Deputetët e Grupit 6+ kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Theksojmë se Zëvendësministri i Punëve të Jashtëm të Qeverisë së Kosovës, Gjergj Dedaj ka shkruar se Turqia dhe Serbia janë “shtriga të Ballkanit” dhe synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Shkrimi i plotë i Dedajt në Facebook:

Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat