Ja çka thotë shefi i delegacionit të Kosovës për unitetin me Serbinë

Aktuale

Ja çka thotë shefi i delegacionit të Kosovës për unitetin me Serbinë

Nga: N. Sh Më: 31 korrik 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi është shprehu optimist se Kosova do të arrijë unitetin për dialogun me Serbinë.

”Në përfundim të debatit parlamentar për dialog mund të themi se Kosova e din çka do. Kosova sot është shumë më e fortë se në vitin 1999. Ka të tillë që po na thonë se bota ka ndryshuar se nuk është viti 1999 dhe tjera kohë janë tash. Unë besoj se kjo është e vërtetë por për këtë duhet të jemi të lumtur”, është shprehur Arifi.

Sipas Arifit, Kosova do ta gjejë unitetin, transmeton gazeta “Bota sot”.

”Jemi shtet i njohur nga 116 shtete të botës me institucione dhe struktura shtetërore që pavarësisht nga mungesat janë jo aq keq të konsoliduara. Jemi mirë, do të gjejmë unitetin e kërkuar dhe Kosova prapë do të triumfoj”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Përkundër kësaj, takimin e fundit në Bruksel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kishte konsideruar si shumë të rëndë, më të rëndin në këto gjashtë vjet, por kishte potencuar se sheh dritë në fund të tunelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat