Murati: Kosovës, më shumë se kurrë i mungon një lider konsensual

Aktuale

Murati: Kosovës, më shumë se kurrë i mungon një lider konsensual

Nga: G.B Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:27
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se Kosovës më shumë se kurrë i mungon një lider konsensual, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova është në fazën finale të dialogut, është në qorrsokak.

“Është vendosur që hesapet politike të qërohen tani, në një periudhë delikate. Pa zot shtëpie, pa vizion se si zhvillohet shteti, pa vullnet për t’i përmirësuar gjërat”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kosovës, më shumë se kurrë, i mungon një lider konsensual. Ndonëse me Kushtetutë ky rol do të duhej ti takonte Presidentit, situata faktike në vend është krejtësisht tjetër. Jemi në finalen e dialogut, jemi në qorrsokak në procesin e integrimeve, jemi në prag të telasheve të mëdha, e neve vazhdon të na servohet demagogjia politike për mëngjes, drekë e darkë. Është vendosur që hesapet politike të qerohen tani, në një periudhë delikate. Pa zot shtëpie, pa vizion si të zhvillohet shteti, pa vullnet për t’i përmirësuar gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat