Kosova po menaxhon mirë azilkërkuesit

Aktuale

Kosova po menaxhon mirë azilkërkuesit

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:48
Bejtush Gashi dhe Erol Arduc

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, Erol Arduc, i cili shoqërohej nga Narasimha Rao, ish-shef i misionit.

Ministri Gashi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.

Sipas kumtesës për media, Gashi i njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.

Ndërsa –ish- shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao theksoi se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më shefin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat