Kurti: Serbia është e varur në tri çështje nga Kosova, ato duhet shfrytëzuar

Aktuale

Kurti: Serbia është e varur në tri çështje nga Kosova, ato duhet shfrytëzuar

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 12:27
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se para dialogut të ri me Serbinë, duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet dialogu i deritashëm, synimet dhe kërkesat e Kosovës, parimet, si dhe ekipi negociator dhe strategjia.

Kurti tha se dialogu me Serbinë po bëhet për ta anëtarësuar Serbinë në Bashkimin Evropian dhe jo për t’u anëtarësuar Kosova në OKB.

Kurti: Etapat e domosdoshme para dialogut me Serbinë

“Para çdo dialogu të ri me Serbinë, katër eta përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë. E para shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017, e dyta, synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, e treta parimet dhe kushtet e dialogut të ri dhe e katërta, ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës. Unë besoj që vetëm një gjë nuk duhet të jetë publike, strategjia e ekipit negociator, të gjitha gjërat tjera duhet të jenë publike“, ka thënë ai.

Kurti i inkurajojë deputetët që të deklarohen për dialogun e ri që tashmë ka filluar pa mandat.

Sipas tij, rezultati kryesor i dialogut të deritanishëm është lista serbe, pasi është vrapuar pas marrëveshjeve të reja, pavarësisht zbatimit të marrëveshjeve të vjetra.

***

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës rreth dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova ka tri leva të cilat duhet ti shfrytëzojë në raport me Serbinë.

“Ky dialog po zhvillohet jo për ta marrë Kosova ulësen në OKB, por që Serbia të anëtarësohet në BE”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, paradoksalisht ne kemi qenë të varur nga Serbia, por tash, ajo është e varur nga Kosova dhe kjo ta bëjë me Kapitullin 35.

“Ne i kemi tri leva në raport me Serbinë: E para procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE, që varet prej nesh; e dyta tregu zyrtarisht gjysmë miliardësh në Kosovë; si dhe reciprociteti i të drejtave në Kosovë në serbi, kur dihet se më shumë shqiptarë ka në serbi se sa serb në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të PSD-së është duke u zhvilluar një debat rreth dialogut me Serbinë, përkatësisht formatit si dhe hapave që duhen ndërmarrë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat