Kryeministri do ta emërojë për së dyti parkun Adem Demaçi

Aktuale

Kryeministri do ta emërojë për së dyti parkun Adem Demaçi

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 13:07
Parku i qytetit të Prishtinës

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ky i fundit sot menjëherë pas ceremonisë mortore të Adem Demaçit, ka bërë propozim vendim për emërimin e parkut të qytetit të Prishtinës në emrin e tashmë të ndjerit.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi'", thuhet në njoftimin për media tës së kryeministrit. 

Por si duket kryeministri nuk e ka ditur se parku i qytetit të Prishtinës, veçse mban emrin  “Adem Demaçi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat