Atasheu ushtarak i Shqipërisë përfundon misionin në Kosovë

Aktuale

Atasheu ushtarak i Shqipërisë përfundon misionin në Kosovë

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 13:19
Rrustem Berisha dhe Ahmet Leka

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrustem Berisha dhe komandanti Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë  për  kontributin e tyre të madh në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumë fusha.

Në shenjë falënderimi, ministri Berisha kolonelit Leka i dhuroi mirënjohje për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. 

Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Kosovë.

 “Kam pasur fat dhe privilegj të punoj me ju ministër Berisha.  Jam ndier shumë i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën time. Padyshim kjo është periudha më e mirë e karrierës time, pasi më mundësoj të kontribuoj për Ju, për vëllezërit e mi, duke realizuar kështu një ëndërr fëmijërie. Duke njohur angazhimin tuaj, potencialet dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e vlerave të ushtarakëve të Kosovës, jam i bindur se janë garancia më e mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht transformimin e  FSK-së në FAK”, është shprehur kolonel Leka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat