Nuk ka familje në diasporë qe nuk mban një shenjë kombëtare

Aktuale

Nuk ka familje në diasporë qe nuk mban një shenjë kombëtare

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 14:33
Fatmir Limaj në një vizitë bërë në ditën e hapjes së panairit me produkte vendore në kuadër të ditëve të Diasporës

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj në një vizitë bërë në ditën e hapjes së  panairit me produkte vendore në kuadër të ditëve të Diasporës, u ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme bizneseve shqiptare të diasporës, të cilët, siç thotë, ai kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e promovimit te prodhimeve tona vendore në vendet perëndimore.

“Falënderoj organizatorët, si asnjëherë më parë që neve na është dhënë rasti t`i shohim prodhimet tona në vende të Evropës, kjo ka ardhur në saje të biznesit që e bënë diaspora me prodhimet vendore, nuk ka familje në diasporë që nuk e ka një veshje kombëtare një shenjë kombëtare.” ka thënë ndër tjerash zv/kryeministri Limaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat