Ligji për trashëgiminë, jo-kontestimoren, për Gjykatat sot në Komision

Aktuale

Ligji për trashëgiminë, jo-kontestimoren, për Gjykatat sot në Komision

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 07:08
Komisioni për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të martën do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 07.06, dhe 12.06. 2018;
Votimi i Raportit me amendamente në Projekt-Rregulloren e Kuvendit;
Votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projketligjin nr.06/L-022 për Ndërmarrjet Sociale;
Votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projketligjin nr.06/L-035 për Veprimtaritë Hidrometeorologjike;
Votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-007 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-007 për procedurën jo-kontestimore;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për trashëgiminë në Kosovë;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-054 për Gjykatat;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projketligjin nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
Të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat