Nesër hapet pikëkalimi i revitalizuar kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë

Aktuale

Nesër hapet pikëkalimi i revitalizuar kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:25
Ilustrim

Pikëkalimi i revitalizuar kuftiar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, do të hapet nesër në ora 10:30.

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se, shefat e BE-së në Kosovë dhe Shqipëri, Nataliya Apostolova dhe Romana Vlahutin, bashkë me përfaqësuesit e lartë qeveritarë, do të hapin nesër, më 24 korrik, pikëkalimin e revitalizuar kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë.

Revitalizimi i pikëkalimit përfshin kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative të cilat do të mundësojnë zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Pikëkalimi kufitar në Morinë e mbulon pjesën më të madhe të qarkullimit të mallrave në/nga/përmes Kosovës, si dhe pothuajse të gjithë trafikun turistik që hyn në Shqipëri nga verilindja. Projekti prej 1 milion euro, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ofron infrastrukturë për kontrolle efikase të kufirit, në përputhje me kërkesat e BE-së duke pasur parasysh standardet e Shengenit. Pikëkalimi i rindërtuar kufitar mbështet punën e policisë kufitare dhe të migracionit, duke kontribuar në arritjen e efikasitetit më të lartë dhe performancën më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat