Pacolli: I kemi emrat e vendeve që Serbia po i furnizon me armatim kundër Kosovës

Aktuale

Pacolli: I kemi emrat e vendeve që Serbia po i furnizon me armatim kundër Kosovës

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:08
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se njëra nga qendrat e diplomacisë së Serbisë ofron armë në vende të largëta të botës për të lobuar kundër Kosovës.

“Kemi të dhëna se një prej bazave të lotimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve. U konfirmuan dje shqetësimet e mia. Ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët që janë duke lobuar në mënyrë të egër. Nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. I kam emrat e disa shteteve por për hirë të diskrecoinit po i lëmë këto informata për ne”, ka thënë Pacolli në konferencën për medie me kryeministrin Rramush Haradinaj.

Ndryshe, në takimin e sotëm me Haradinajn, u diskutua edhe për sfidat e Kosovës në planin diplomatik, si dhe njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat