E pabesueshme: Ja sa milionë kanë përfituar kompanitë e sigurimeve nga bashkatdhetarët, a është një haraç ky?

Aktuale

E pabesueshme: Ja sa milionë kanë përfituar kompanitë e sigurimeve nga bashkatdhetarët, a është një haraç ky?

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka treguar shumë se sa para janë paguar nga mërgimtarët tanë për sigurimet në Kosovë.

Që nga viti 2002 deri në vitin 2016, sipas Kurtit, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë mbledhur rreth 148 milionë euro nga tarifat e sigurimit kufitar, shkruan gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, një mërgimtar që vjen nga diaspora e zotëron Kartën e Gjelbër, e cila sipas tij, ju garanton një sigurim mbulesë për rreth 8 milionë euro për një person në rast të ndonjë aksidenti fatal, kurse sigurimi në Kosovë, Kurti thotë se mbulon një shumë qesharake.

Lexojeni shkrimin e plotë:

HARAÇI QINDRA MILIONËSH PËR MËRGIMTARËT SHQIPTARË

Nuk do ta besoni se sa miliona ka paguar diaspora për sigurimet në Kosovë prej vitit 2002 e deri në nëntor 2016.

Shifra arrin 148 milionë Euro. Që nga paslufta, për 19 vite me radhë në hyrje të Kosovës kërkohet nga bashkatdhetarët të paguajnë Policën Kufitare për makinat e tyre. Prej vitit 2002 e deri në nëntor 2016, kompanitë e sigurimeve Kosovare, kanë mbledhur rreth 148 milionë euro nga tarifat e sigurimit kufitar, kryesisht nga mërgimtarët. Këto miliona të cilat janë grumbulluar vite me radhë dhe nuk i kanë sjellë asnjë dobi shtetit tonë, përvecse disa persona janë pasuruar pa masë.

Nuk duhet harruar se çdo mërgimtar që vjen nga diaspora në Kosovë, zotëron një Sigurim Internacional (Kartën e Gjelbërt), e cila ju garanton një sigurim me një mbulesë prej afër 8 milion euro për një person në rast të një aksidenti fatal. Kurse, sigurimi I detyruar në hyrje të Kosovës mbulon jo më shumë se një shifër qesharake prej disa mijëra eurosh për person dhe në shumë raste nuk mbulon asgjë! Kjo është e papranueshme që bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në diasporë t'ju vihet edhe kjo barrë kur ata janë kontributi më i madh që Kosova ka. Përllogaritjet e ekspertëve çmojnë se kontributi i diasporës arrin afër 750 milion Euro në vit.

Në emër të Republikanëve të Kosov?s, REK kërkoj nga kjo Qeveri që menjëherë të ndërpriten këto Tarifa të Sigurimeve ndaj bashkatdhetarëve tanë të cilët janë duke kontribuar pamasë për vendin. Kurse për milionat e mbledhura nga kjo Tarifë e Sigurimeve, duhet të themelohet një grup i pavarur dhe të hulumtojë keqpërdorimin e tyre dhe nëse verifikohen shkelje, të gjithë ata që rezultojnë të implikuar të dërgohen prapa hekurave.

Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat