Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Aktuale

Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:00
Shkëlqim Morina

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një publikimi në Facebook, ka njoftuar se është arrestuar aktivisti i tyre Shkëlqim Morina.

Sipas kësaj partie, Morina është arrestuar sot në kufirin me Shqipërinë, teksa po shkonte për pushime me gruan e tij.

“Pushteti do të tregojë se nuk dorëzohet në gabimet e tij. Kështu sot, aktivisti Shkelqim Morina është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë, derisa shkonte në pushime me gruan e tij. Arrestimi i tij është bërë për shkak të aksioneve të mëhershme politike. Shqetësimi i aktivistëve për projektet e dëmshme politike në Kosovë është treguar i drejtë, angazhimi i tyre i dobishëm, kurse instalimi përdhunshëm i atyre projekteve nga ana e Qeverisë është vërtetuar si i rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka bërë të ditur Vetëvendosje.

Tutje kjo parti ka vlerësuar se arroganca e pushtetit po detyron qytetarët që sërish të protestojnë.

“Sot, arroganca e pushtetit dhe mospërfillja me të cilat qeveritarët shkojnë në Bruksel po i detyrojnë qytetarët të dalin në protesta sërish. Pikërisht në këtë kohë vazhdon edhe përndjekja e aktivistëve. Brutaliteti i qeverisë nuk e ka bërë që të fitojë, por thjesht të dalë kërcënuese por edhe e zmprapsur nga populli. Kështu edhe do të ndodhë”, ka përfunduar kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat