Gazeta serbe: Konflikfti Thaçi – Haradinaj çoi në vrasjen e Ivanoviqit, plani i tyre

Aktuale

Gazeta serbe: Konflikfti Thaçi – Haradinaj çoi në vrasjen e Ivanoviqit, plani i tyre

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:29
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

E përditshmja beogradase, shkruan se një konflikt mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, ka çuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Por për këtë, kjo gazetë shkruan se gjithashtu ekziston një plan tek ‘pala kosovare’, që të fajësojnë serbët për këtë vrasje. Madje ky medium serb, e lidh edhe arrestimin e javës së kaluar të shtetasve malazezë dhe serbë, me vrasjen e Ivanoviqit

Kjo gazetë serbe shkruan se parapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit, qëndron një konflikt meS Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Gazeta V. Novosti shkruan se Thaçi dhe Haradinaj po fshehin faktet rreth vrasjes së Ivanoviqit.“Në këtë kalkulim, të dy ata (Thaçi dhe Haradinaj v.j) kanë një plan të ngjashëm: të fajësojnë sa më shumë serbë për vrasjet në Kosovë”, shkruan gazeta. 

Gazeta i referohet një deklarate të Thaçit i cili javën e kaluar tha se ‘zbardhja e vrasjes së Ivanoviqit do t’i shkaktojë kokëdhimbje shumëkujt”.

Novosti shkruan se që kur është vrarë Ivanoviq, më 16 janar, Thaçi vazhdimisht ka insituar se janë serbët ata që kanë bërë një gjë të tillë. “Për këtë, autoritetet në Prishtinë, në fakt, madje as nuk kanë provuar të hapin ende hetime”.

“Konflikti mes Thaçit dhe Haradinajt është më i thellë dhe ndoshta për këtë Thaçi kohën e fundit po nxiton që të ndriçojë vrasjen e Ivanoviqit, në mënyrë që të fajësojë serbët, në një plan në të cilin serbët do të dilnin si kriminelë. Ata që do të fajësoheshin mund të jenë disa serbë të cilët mund ta blejnë lirinë, ta ndryshojnë identitetin e tyre dhe madje të paguhen me para të majme për këtë”, shkruan gazeta.

Novosti e lidh me këtë temë edhe arrestimin e disa serbëve dhe malazezëve javën e kaluar në Kosovë.

Kjo gazetë shkruan se të arrestuarit e javës së kaluar në Kosovë, do të mund ta pranojnë se kanë qenë të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, pasiqë sipas këtij medium serb “është duke u kryer torturë psiqike ndaj tyre’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat