“Është e trishtë të jetosh në shoqëri ku vrasësit e Manajt, Hajdarit, Mustafës, Malokut... janë zyrtarë të lartë shtetëror”

Aktuale

“Është e trishtë të jetosh në shoqëri ku vrasësit e Manajt, Hajdarit, Mustafës, Malokut... janë zyrtarë të lartë shtetëror”

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:54
Veprimtarët e vrarë

18 vjet më parë është vrarë veprimtari i shquar i LDK-së, avokati Shaban Manaj.

Autori i atentatit ndaj avokatit Manaj edhe sot e kësaj dite nuk është vënë në pranga për të dal para drejtësisë dhe të vuaj dënimin e merituar.

Por, sot në 18 vjetorin e vrasjës së tij, kërkohet drejtësi.

Analisti Nexhat Haziri, thotë se është e trishtë të jetosh në një shoqëri ku vrasësit e Manajt, Hajdarit, Mustafës, Malokut, Popovës e shumë personaliteteve tjera, sot janë zyrtar të lartë shtetëror.

“DREJTESI PER AVOKATIN

18 vjet nga vrasja e veprimtarit të shquar të LDK-së dhe avokatit, Shaban Manaj.

Avokati Manaj u vra me 23 korrik të vitit 2000, në një atentat mirë të organizuar. Ai, fillimisht ishte kidnapuar për t`u gjetur i vrarë, vetëm disa ditë më pas. Është e trishtë të jetosh në një shoqëri ku vrasësit e Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, Shefki Popovës e shumë personaliteteve të tjera shoqërore e politike, janë sot zyrtar të lartë shtetëror.

DUAM DREJTËSI ! (n. h)”, shkruan Haziri në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat