Eksperti i sigurisë flet pas arrestimit të shqiptarit dhe shtetasve të Malit të Zi në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet pas arrestimit të shqiptarit dhe shtetasve të Malit të Zi në Kosovë

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 09:36
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se është lajm i mirë arrestimi i shtetasve malazez në Kosovë, por, sipas tij, fakti që aty u arrestua edhe një shqiptar flet shumë.

Kajtazi thotë se, qytetarët e Kosovës duhet të jenë vigjilent për anomalit që po qarkullojnë.

Sipas ti, veprimet e shërbimeve të huaja në Kosovë e kanë të pamundur aktivitetin e tyre nëse nuk kanë mbështetjen e qytetarëve këtu.

Lexojeni postimin e ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazit:

Arrestimi i shtetasve te Malit te Zi, te implikuar edhe me sherbimet inteligjente serbe eshte nje lajm i mire, nga se kjo tregon qe po funksionojne institucionet qe kane obligim ligjor ta ruajn shtetin, qytetaret dhe pronen e tyre nga aksionet subversive te sherbimeve armiqesore.

Ne anen tjeter qytetaret e Kosoves, duhet te jene vigjilent per anomalit qe po qarkullojne perreth tyre dhe t'i raportojme ne organet kompetente. Kjo do te rriste efikasitetin e punes se organeve tona te ruajtjes dhe zbatimit te ligjit. Ne anen tjeter, veprimet e sherbimeve te huaja ne nje territor te huaj, ne kete rast ne Kosove, e kane te pa mundur aktivitetin nese nuk kane paraprakisht rezidenturat e tyre te krijuara nga individ te popullates vendase. Ne kete rast duhet te perjashtohet veprimtaria e serbve lokal ne kete drejtim, pasi per shkak te pozites se tyre, ata kane obligim te ndimojne veprimtarine subversive te sherbimeve serbe ne Kosove, edhe kjo do te ishte me pasoja minimale. Aktiviteti me intenzitet te larte - shkatrrues ne drejtim te Kosoves nga ana e sherbimeve serbe ka efikasitet nese ndihmohet nga shqiptaret te cilet per te pasur sukses zakonisht jane te vsheur me kauza te medha patriotike, te intelektualve "parexelance" te veprimtarve te çeshtjes kombetare, te gazetarve te varur e te pavarur etj. Kjo kategori ben kerdi ne jeten shoqerore te nje vendi siç eshte Kosova, pasi qe objektivi kryesor i sherbimeve serbe eshte sabotimi i funksionimit te shtetit te Kosoves, me qellim qe situata te betet e ngrire, per t'i krijuar fafore Serbise per t'u konsoliduar ne rrafshin e mbrenshem politik, ekonomik, ne menyre qe te prolongoj konsolidimin e subjektivitetit nderkombetare te Kosoves, duke veshiresuar rrugen drejt antarsimin ne organizatat nderkombetare (OKB, OSBE,NATO, UNRSCO) qe nje shteti i japin vulen e subjektivitetit nderkombetar. Fakti se me te arrestuarit ndodhet edhe nje shqiptare, shtetas i Republikes se Kosoves, flet shume.!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat