Milaim Zeka: Ti, ti, ti je djepi i Serbisë, ju që po e udhëhiqni Kosovën, shihni ëndrra në Beograd

Aktuale

Milaim Zeka: Ti, ti, ti je djepi i Serbisë, ju që po e udhëhiqni Kosovën, shihni ëndrra në Beograd

Nga: N. Sh Më: 23 korrik 2018 Në ora: 08:45
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga kreu i këtij Kuvendit, Kadri Veseli, që të i sjellë dosjet qe të dihet kush ka qenë djepi i Serbisë.

Deputeti Zeka, thotë se djepi i Serbisë nuk është në Beograd, por këtu po e udhëheq Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Pa na i sjellë dosjet Kadri Veseli, pa dalë në foltore me ju thënë ti, ti, ti keni qenë djepi i Serbisë, ti, ti, ti edhe ëndrra serbisht sheh, dhe kur të flenë sheh ëndrra në Beograd.

Kurrë ky vend nuk ka me u kthye për së mbari!

Djepi i Serbisë nuk është në Beograd, por djepi i Serbisë është duke e udhëheq Kosovën”, ka thënë Zeka në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat