Nesër votohet në lidhje me vendimin e Rikallos për shkarkimin e Hajdarit

Aktuale

Nesër votohet në lidhje me vendimin e Rikallos për shkarkimin e Hajdarit

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 23:13
Nenad Rikallo

Pika e fundit e rendit të ditës së seancës plenare që do të mbahet nesër në kuvendin e Kosovës prasheh edhe votimin e propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad  Rikallo, ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e  Bujqësisë Elhami Hajdari.

Ai përmes një deklarate për media ka sqaruar arsyet e shkarkimit të Hajdarit. Rikallo ka thënë se arsyeja e vendimit lidhet me çështjen e korrupsionit.

“Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit. Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëria në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë”, kishte thënë ministri nga radhët e Listës Serbe Nenad Rikallo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat