Veseli: Shteti i pavarur i Kosovës realitet i pandryshueshëm

Aktuale

Veseli: Shteti i pavarur i Kosovës realitet i pandryshueshëm

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:58
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010.

Ky vendim sipas tij ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.

“Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat