Profesori i Parisit: Ndarje të Kosovës s’do ketë, tregon çka dëshiron Serbia e çfarë do të fitojë Kosova

Aktuale

Profesori i Parisit: Ndarje të Kosovës s’do ketë, tregon çka dëshiron Serbia e çfarë do të fitojë Kosova

Nga: P.R Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:50
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në  Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ndarje të Kosovës nuk do të ketë.

Sipas, kjo nuk do të ndodhë sepse Serbia nuk e do këtë opsion.

“Ndarje të Kosovës s’do ketë. A e dini pse? Sepse Serbia nuk e do këtë opsion. Është opsioni që do ta ndiqte elemntin serb perfundimisht nga Kosova. Serbia do bashkëqeverisje të Kosovës dhe këtë është duke e marrë dita-ditës. Sepse ky opsion e ruan Kosoven në mitologjinë e trafikuar serbe. Ky opsion poashtu, nga këndveshtrimi serb, e mban të dobësuar dhe të çorganizuar faktorin shqiptar në Ballkan”, ka shkruar Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Megjithatë...

Ndarje të Kosovës s’do ketë.

A e dini pse? Sepse Serbia nuk e do këtë opsion. Është opsioni që do ta ndiqte elemntin serb perfundimisht nga Kosova.

Image
Nezir Kraki

Serbia do bashkëqeverisje të Kosovës dhe këtë është duke e marrë dita-ditës. Sepse ky opsion e ruan Kosoven në mitologjinë e trafikuar serbe. Ky opsion poashtu, nga këndveshtrimi serb, e mban të dobësuar dhe të çorganizuar faktorin shqiptar në Ballkan.

Tema e ndarjes është duke u ushqyer si kercënim shumë më i madh se krijimi i një mini republike serbe brenda Kosovës. Keshtu, opinioni i tmerruar nga ideja e ndarjes dhe nga propaganda e bandës shtetërore per « kompromise të dhimbshme », do gëzohet kur alternativë e ndarjes nga jasht do prezentohet ndarja nga brenda.

Po e imagjinoj bandën e kravatuar duke folë për ditë historike kur do zyrtarizohet shpërfytyrimi i Kosovës. 
Atë ditë Kosova do e marrë statusin e vendit kandidat për në BE e Serbia do njoftojë përmbylljen e bisedimeve për aderim. Shqipëria do vazhdojë te mbetet shtet mafijoz duke mbijetur krejt rastesisht nga kriza në krizë.

Prognoza duket pesimiste. Më falni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat