Juristi nga Shqipëria e zbulon se si Haradinaj e strehoi një hajdut: Do të marrë fund shumë shpejt

Aktuale

Juristi nga Shqipëria e zbulon se si Haradinaj e strehoi një hajdut: Do të marrë fund shumë shpejt

Nga: P.R Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:57
Ramush Haradinaj

Nue Kalaj, ish sekser i aferës CEZ në Shqipëri, ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por, ai gjeti strehim te kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Nue Kalaj u strehuar në partinë e Haradinajt, AAK-në dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për këshilltar komunal në Komunën e Prizrenit. E pas publikimit të këtij lajmi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ish juristi i OSHEE, Romeo Kara, i cili ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë strehim një prej njerëzve më të korruptuar në të dy anët e kufirit. 

“E pafalshme qe kemi dy qeveri shqiptare ne rajon ku njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit. I pafalshem ky karshillik i Haradinajt, qe jo vetem strehon nje te korruptuar dhe hajdut, qe ka konsumuar vepra te renda penale me Shqipëri, por edhe e promovon politikisht ne partine e tij. Me Nuelin si militant, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte bere Aleanca per Vjedhjen e Kosoves, dhe kjo gje eshte pranuar me vetedije te plote nga kryeministri i Kosoves, qe mendon se kontributi ne lufte i jep te drejte atij te beje cfare te doje me Kosoven”, ka shkruar ish jursiti Kara, përcjellë “Bota sot”.

Image
Romeo Kara

Ky është postimi i plotë:

Jo me kot thuhet se politika e Kosoves eshte bere nje kopje e keqe e asaj te Tiranes. Ketu nismetaret e procesit te ndryshimeve politike ne 1990-91 iu dhane te drejte vetes qe te shijnin si iu donte qejfi, duke abuzuar deri ne marrezi me pushtetin, pasi mendonin se kete te drejte ja u jepte kontributi i tyre i “jashtezakonshem” si nismetare, ndersa ne Kosove, shume shpejt mbas lufte, disa nga luftetaret i dhane vetes atributin e zotit te vendit, me te drejte per t’u shperblyer me favoret e pushtetit, pavaresisht se shkelen mbi gjakun e deshmoreve dhe endrren shekullore per nje shtet te drejte e te pavarur.

Krushqia ngjan pa behet, prandaj edhe Nuel Kalaj, ky sojsez i Berishes, gjen perkrahje dhe mundesi militantizmi tek Haradinaj dhe partia e tij. Me njerez si Nueli ne krah, Haradinaj jo vetem qe po qorrolleps te ardhmen e Kosoves, por po zeron edhe ate kredi politike te fituar me kontributin e dhene ne lufte. Ne nuk kemi kurrsesi lluksin, qe te instalojme politika karshilliku ne shtetet tona, pasi ceshtja kombetare shqiptare, qe qendron permbi cdonjerin prej nesh, kerkon bashkim te bazuar mbi vlera dhe jo mbi pazare apo kompromise underground.

E pafalshme qe kemi dy qeveri shqiptare ne rajon ku njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit. I pafalshem ky karshillik i Haradinajt, qe jo vetem strehon nje te korruptuar dhe hajdut, qe ka konsumuar vepra te renda penale me Shqipëri, por edhe e promovon politikisht ne partine e tij. Me Nuelin si militant, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte bere Aleanca per Vjedhjen e Kosoves, dhe kjo gje eshte pranuar me vetedije te plote nga kryeministri i Kosoves, qe mendon se kontributi ne lufte i jep te drejte atij te beje cfare te doje me Kosoven.

Kjo politike percarese dhe karshilliku do te marre fund shume shpejt, dhe nese do te jete e nevojshme do te nderrmeren edhe hapa konkrete politike dhe shoqerore, qe kjo gje te ndodhe, pasi te keqen do ta luftojme kudo ku ndodhet, pavaresisht se dikush do te vendose sinore te rinj ndermjet shqiptareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat