Haradinaj flet me rastin e përvjetorit të tetë të GJND-së

Aktuale

Haradinaj flet me rastin e përvjetorit të tetë të GJND-së

Nga: D.RR Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet.

Ai shkruan tutje se ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet. GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat