Kjo është arsyeja që Gjergj Dedaj ia dhuroi një zile kryetarit të Barit në Itali

Aktuale

Kjo është arsyeja që Gjergj Dedaj ia dhuroi një zile kryetarit të Barit në Itali

Nga: D.RR Më: 22 korrik 2018 Në ora: 09:33
Gjergj Dedaj dhe Antonio De Caro

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, në një vizitë të tij në Itali është takuar me kryetarin e Barit dhe njëherit kryetar i asociacionit të 8000 komunave të Italisë, shkruan "Bota sot". Në takim më të, Dedaj ia ka dhuruar një zile Antontio De Caros, si një veprim simbolik.

Arsyen pse e ka bërë një gjë të tillë, e ka sqaruar vetë Dedaj, i cili thotë se ajo zile vlen për politikën italiane dhe atë evopiane, që të zgjohen e ta rikthejnë vëmendjen te Kosova dhe populli shqiptarë.

Lexojeni postimin e plotë të Dedajt:

Nje zile me shkas ne Itali !

Me rastin e vizites ne Bari te Italise, z.Antonio De Caro, kryetar i Barit dhe i Asociacionit te 8000 komunave te Italise, ia dhurova nje zile dhe i thashe; kjo zile vlene per politiken italiane dhe ate evropiane, qe te zgjoheni dhe ta riktheni vemendjen te Kosova dhe populli shqiptare, i cili eshte ne udhekryq te intersave turko arabo serbo ruse dhe vendet e BE duhet te jene me fuqishem prezent ne Kosove, qe te mos e "merre dreqi ate pjese te Europes"....!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat