8 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Aktuale

8 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 07:16
8 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Sot bëhen 8 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat