Ishte fshehur në Uzbekistan – mashtrimi milionësh që kishte bërë drejtori i Feronikelit

Aktuale

Ishte fshehur në Uzbekistan – mashtrimi milionësh që kishte bërë drejtori i Feronikelit

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 00:31
Feronikeli

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane është duke u raportuar se do të jetë pronari i ri i “Feronikelit”, mirëpo ai do ta trashëgojë një ndërmarrje të cilën, paraardhësi i tij Yusuf Mirakhmedov dyshohet për një skemë mashtrimi me gjigantin metalurgjik maqedonas “Feni Industries”.

Gazeta në dhjetor të vitit të kalur kishte publikuar shkrimin “Mashtrimi prej mbi 51 milionë dollarësh i Drejtorit të Ferronikelit”.

Insajderi kishte zbuluar se drejtori i Ferronikelit, i cili dyshohet se është duke u fshehur në Uzbekistan, i ka shkaktuar dëme të mëdha një kompanie maqedonase. Dëmet kalojnë shumën prej mbi 51 milionë dollarë.

Derisa shteti maqedonas është në kërkim të tij, në Kosovë askush nuk kishte dhënë përgjigje për situatën në “Ferronikel” dhe pasojat që mund të ketë shkaktuar i arratisuri Mirakhmedov në gjigantin metalurgjik në Kosovë.

Drejtoria e Policisë Financiare në Maqedoni kishte konfirmuar për Insajderin se skema mashtruese e Mirakhmedov është shtrirë deri në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mirëpo pas shitjes së Feronikeli nga kompania “Cunico Resources”, blerësi i Feronikelit është një kompani e panjohur me emrin, “NKL Limited”, me bazë në Londër. Kjo kompani është blerësi zyrtarë i ndërmarrjes Feronikeli.

Drejtoria e Policisë Financiare kishte  ngritur kallëzim penal kundër Mirakhmedov në Prokurorinë Publike të Veles. Dyshohet se ish-drejtori i “Feni Industries” ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Feni Industries” në Kavadar dhe “Cunico Marketing” në Dubai kishin pasur raporte afariste për një periudhë trevjeçare. Kompania nga Dubai blinte xehet e kompanisë maqedonase.

Borxhi i kompanisë nga Dubai kishte arritur vlerën e mbi 51 milionë dollarëve. Në skenë ishte shfaqur Mirakhmedov. Kishte marrë vendim që të shlyejë borxhin e kompanisë nga Dubai. Veprimi i tij dëmtoi gjigantin metalurgjik maqedonas.

“Në tetor të vitit 2016,Yusuf Mirakhmedov kishte vendosur për shlyerjen e kërkesave në shumën prej 51,505,526 USD, bazuar në shitjen e nikelit, personit juridik “Cunico Marketing” nga Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai”, ka thënë për Insajderin, Arafat Muaremi, drejtor i Policisë Financiare në Maqedoni.

Në vendimin e nënshkruar dhe vulosur nga Mirakhmedov shënohet edhe arsyeja e dhënies së këtij urdhri. Mirakhmedov kishte shënuar se “Cunico Marketing” nuk ka mundësi për të bërë pagesën dhe se tashmë ka skaduar afati ligjor i kryerjes së pagesës, i cili është tri vite.

Ndersa bazuar në raportin e Klan Kosovës, dyshohet se biznesmeni Mane është i përfshirë në prapaskenë për blerjen e Feronikelit.  “Balfin Group” është kompani në pronësi të Manes dhe sipas raportimit është në fazen finale me kompanin “Cunicio Resoure”.

Në vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ku më 22 qershor të këtij viti është marr vendim që Fernoikeli të jetë nën drejtimin e kësaj kompanie, ku pjesë e saj është biznesmeni nga Shqipëria Samir Mane.

“Përqendrimi përmes përfitimit 100% të kontrollit nga “NKL Limited”, në cilësinë e blerësit mbi “NeëCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico”, në cilësinë e shitësit. II. Parashtruesi i Njoftimit për Përqendrim obligohet të paguaj taksën administrative për Autorizimin lidhur me Realizimin e Përqendrimit në përputhje me Nenin 20 të Ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe neni 20 të Udhëzimi Administrativ Nr.06/2012, bëhet kundrejt pagesës në vlerë prej 3,000.00 € me shkronja ( tre mijë euro )”, thuhet në vendimin e AKK.

Mane dhe kompania e tij “Balfin Group” ende nuk janë deklaruar zyrtarisht se si janë përfshirë në këtë transaksion multi milionësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat