Zbulohet dokumenti kur Ramush Haradinaj ishte zv.komandant i Tahir Zemës, a ishte në FARK edhe Ramushi?

Aktuale

Zbulohet dokumenti kur Ramush Haradinaj ishte zv.komandant i Tahir Zemës, a ishte në FARK edhe Ramushi?

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2018 Në ora: 23:39
Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj

Është zbuluar një dokument për të vërtetën e Luftës së Dukagjinit.

Në këtë dokument, kryeministri i Kosovës, shihet të ketë qenë zëvendës komandant i Tahir Zemës, që lirisht mund të thuhet ishte edhe pjesëtar i FARK-ut dhe nën komandën e institucioneve të atëhershme të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në këtë dokument të publikuar nga faqja Tahir Zema, shihet qartë hierarkia e komandantëve të Zonës së Dukagjinit.

Dihet mirë që, Tahir Zemaj ishte pjesëtar i FARK-ut dhe nënshkrimi në fund është i Kolonelit Ahmet Krasniqit, i cili njëkohësisht ishte edhe ministër i Mbrojtjes në atë kohë.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se, cili do të jetë reagimi i Ramush Haradinajt për këtë.

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat