Lajm i mirë për familjen Dragidella që iu djeg shtëpia, së shpejti do bëhen me shtëpi të re

Aktuale

Lajm i mirë për familjen Dragidella që iu djeg shtëpia, së shpejti do bëhen me shtëpi të re

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:07
Shtëpia e djegur

Pas ngjarjes tragjike që i ndodhi familjes së Hajredin Dragidellës nga fshati Novolan i Vushtrrisë, ku të enjtën i është djegur shtëpia, sot morrën lajmin e gëzuar.

Janë Jetimët e Ballkanit së bashku me banorët e këtij fshati dhe bashkëpunimin me komunën e Vushtrrisë, të cilët kanë marrë vendimin që të nisin ndërtimin e shtëpisë së re për këtë familje, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kështu, ka thënë pas takimit që kanë mbajtur në Novolan, hoxhë Halil Kastrati me banorët dhe kreun e Vushtrrisë.

“Krejt se bashku / Perhajr ju kofte ????

Sot bashke me kryetarin e Vushtrris z. Xhafer Tahiri ishim ne fshatin Novolan te Vushtrris dhe u takuam me banoret e ketij fshati

Ne kete mbledhje Jetimat e Ballkanit dhane lajmin se familjes qe ju djeg shtepia do ti niset ndertimi i shtepise se re

Ne kete iniciative po marrin pjese dhe disa banor te fshatit Novolan , disa biznese te Vushtrris si dhe participon edhe kuvendi komunal i Vushtrris

Familjes perhajr i kofte nisja e ndertimit te shtepise dhe urojme te kemi iniciativa kesisoj te bashkuar edhe ne komunat tjera”, shkruan Halil Kastrati.

Image
Fotografi nga takimi në Novolan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat