Për një vit, iniciohen rreth 800 raste për euro të falsifikuara

Aktuale

Për një vit, iniciohen rreth 800 raste për euro të falsifikuara

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Jo rrallë herë ndodh që qytetarët e Kosovës ta hasin në euro të falsifikuara.

Policia ka përgjegjësi që këto para të falsifikuara të hetojë dhe konfiskoj duke u bazuar në kodin penal që parashihet për rastet e kësaj natyre.

Për një vit, Policia ka iniciuar afër 800 raste të tilla.

“Policia e Kosovës, mbështetur ne Kodin Penal, neni 302 Falsifikim i parave, inicion, konfiskon, heton rastet e kësaj natyre. Parat e tilla ekzaminohen dhe varësisht nga vendimet e organeve te drejtësisë policia zbaton ato vendime. Sa i përket shifrave, ua përcjellim te dhënat se gjate vitit 2017 janë iniciuar 788 raste te tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa, për vitin 2018 deri në këtë muaj janë iniciuar 268 raste.

“Kurse gjate gjashtëmujorit të parë te këtij viti janë iniciuar 268 raste”, thuhet tutje në përgjigjën e tyre.

Ata nuk kanë treguar se sa është shuma e këtyre eurove, përkatësisht këtyre rasteve të iniciuara.

Një rast së fundmi, një zyrtare e një banke në kryeqytet ka raportuar 400 euro të falsifikuara në Prishtinë

. Këso raste ndodhin jo rrallë nëpër bankat komerciale, të cilat gjatë numërimit të tyre identifikojnë euro falco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat