Zyra e Mogherinit s’flet për ndarje, kërkon marrëveshje reale dhe të zbatueshme Kosovë-Serbi

Aktuale

Zyra e Mogherinit s’flet për ndarje, kërkon marrëveshje reale dhe të zbatueshme Kosovë-Serbi

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:23
Frederica Mogherini

Ambasadori amerikan tha se u keqinterpretua kur nuk deshi të fliste për ndarjen e Kosovës, megjithatë hezitimi i tij që ta thotë prerazi se ndarja nuk është opsion në dialogun mes Kosovës e Serbisë ka luhatur rehatinë e të gjithëve. Është krejt e paqartë qëndrimin e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë temë e nga Brukseli thonë se janë vetë Kosova e Serbia që përcaktojnë se për çfarë marrëveshje do të arrijnë.

Refuzimi i ambasadorit Greg Delawie në një emision televiziv për t’u deklaruar rreth mundësisë që në Bruksel të diskutohet ndarja e Veriut, mjaftoi për ta rikthyer pasigurinë në Kosovë.

Mundësia që kjo të jetë kompromisi për pajtim Serbinë ka nxitur reagime në vend.

Në pyetjen nëse tema e ndarjes mund të jetë në tavolinë, Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherinit iu ka shmangur përgjigje së drejtpërdrejtë.

Brukseli e lë të hapur dhe krejtësisht në dorën e dy palëve negociuese diskutimin rreth ndrushim të territoreve dhe temave të tjera.

Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, ka thënë për Gazetën Express se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë reale, e zbatueshëm dhe në përputhshmëri me Ligjin Ndërkombëtar. E sa për ndarjen, Kocijanciq thotë se Kosova e Serbia e përcaktojnë vetë gjuhen e përbashkët për të arritur pajtimin.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka për qellim promovimin bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, t'u ndihmoje atyre te arrijnë përparim ne rruge drejt Evropes, si dhe ta përmirësojnë jetën e qytetareve te vet. Zgjidhja afatgjate nënkupton se zgjidhja duhet të jetë reale, e zbatueshme dhe e qëndrueshme sipas ligjit ndërkombëtar. Palët janë duke përcaktuar gjuhen e përbashkët për pajtim te ndërsjellë”, thuhet në prgjigjen e Kocijanciq.

Presidenti Hashim Thaçi herën e fundit kur doli nga takimi me Presidentin serb Aleksander Vuciqin tha se ajo ishte biseda më e vështirë që e kanë pasur në gjashtë vite.

Zyra e Mogherinit thotë se të dy presidentët patën bisedë produktive në qershor, ndërsa në takimin e fundit vendosën që mos ta shtyjnë shumë larg atë të ardhshmin.

“Gjatë diskutimit që  drejtoi Përfaqësuesja e Lartë me 24 qershor të 2018, Presidenti Thaci dhe Vuciq kanë pasur një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kornizat e një marrëveshjeje për normalizim të raporteve. Ata u pajtuan që  intensifikojnë punën javëve në vijim. Takimin e fundit, të ciloin e priti më 18 korrika përfaqësuesja e lartë, dy presidentët rishikuan progresin e arritur dhe u pajtuan të ritakohen në fillim të shtatorit”.

Për temën e ndryshimit/shkëmbimit të territoreve që më shumë shihej si ndarje e pjesës veriore të Kosovës si kompromis. Është folur për takime të fshehta mes Thacit e Vuciqit, për ndarje por kjo temë u mbyll sepse ndërkombëtarët po jepnin garanci se kufijtë në Ballkan nuk mund ndryshoheshin.

“Ne nuk përkrahim shkëmbimin e tokave apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa që do të zgjidhnin, por të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në ambasadën amerikane, në shkurt të këtij viti.

Ambasadori amerikan të enjten në një emision televiziv nuk preferoi të fliste nëse ndarja do të jetë një nga temat që do të diskutohen në Bruksel dhe kjo heshtje nxiti reagime.

Tutje, Delawie sqaroi veten, duke thënë se deklarata e tij u keqinterpretua.

“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, u tha në sqarimin e Delawies. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat