Geci: Hashim Thaçi për pushtet ka vrarë njerëzit më të devotshëm të kombit

Aktuale

Geci: Hashim Thaçi për pushtet ka vrarë njerëzit më të devotshëm të kombit

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:17
Hashim Thaçi dhe vrasjet politike të pasluftës

Esat Geci, njëri prej vëllezërve Geci nga Llausha, thotë se Hashim Thaçi e ka shkatërruar Kosovën.

Geci pohon se për pushtet Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, për pushtet ka vrarë njerëzit më të devotshëm të kombit shqiptar, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në një postim në "Facebook", Esat Geci shkruan se, prej vitit 2008, kur Thaçi ka ardhur në pushtet janë ndalur vrasjet.

Tutje, në këtë shkrim, ai përmend edhe kompromiset e Thaçit, i cili po i bënë me Serbinë, duke e quajtur të mjerë.

Sipas Gecit, Hashim Thaçi, në fund do të pëson, dhe thotë se do ta ketë fatin e atyre që quhen këlysh të Serbisë.

Lexojeni postimin e plotë të Esat Gecit:

A thu, a e din që ky njeri e ka shkatërru Kosovën mas pari për pushtet të tij ka vra njerëz. Njerëzit ma të devotshëm të kombit që ky të mbërrin në pushtet.

Prej vitit 2008 që ky erdhi në pushtet u ndalen vrasjet, pasi e arriti pushtetin.

Së dyti e humbi territorin e Kosovës me Malin e Zi, e tash thotë do të ketë komprimis me Serbi, por do të janë të dhimshme. O i mjer, kush je ti që me lujt me territore dhe me popull? Kush të ka dhanë të drejt të flases në emër të Kosovës? Edhe shumë tjerë para teje kanë mendu të luajn me popull, por në fund kanë psu vet, edhe ti do ta kesh fatin e atyne që kanë mendu që une jam babë i Kosovës, por do të pendohesh, sepse të mjerët si ti do të kenë fatin e atyre që quhet klysh i Serbisë sic je ti.

Ma shpesh takohesh me Vuqiqin se me baben tuaj, polar. O i mjer ti nuk mundesh të luajsh me popull, sepse s’të lejojmë që ti të kesh fatin tonë dhe të Kosovës.

Në kohen kur ishte presidenti Rugova gjallë në Vjen, kërkojshin Komprimis e Rugova ju thojke Komprimisi ma i madh që mund të bëjmë është bashkimi me troje shqiptare, e kur e përmenke bashkimin të gjithë ata thojshin s’ka kompromis, por Kosova do të jetë shtet, sepse u dashke të ndërrohen kufijt.

E ky i mjeri thotë do të ketë kompromis, por do të janë të dhimbshme.

Këto bisedime duhet ti merr në dor Akademia e Shkencave dhe intelektualet si dhe profesorët që Kosova të ketë prespektivë dhe të ardhme të sigurt drejt Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat