Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për të hyrë në Kosovë nga Serbia

Aktuale

Mërgimtarët po presin deri në 7 orë për të hyrë në Kosovë nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:57
Pamje na video

Deri në 7 orë po presin mërgimtarët në territorin e Serbisë për të hyrë në Kosovë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, mërgimtarët po presin në territorin e Serbisë në kufirin me Kosovën, konkretisht në Merdare deri në 7 orë, pasi kolonat e gjata të krijuara nga organet e Serbisë po vazhdojnë të rritën.

Kolonat gjatë ditës së sotme ishin deri në 6 kilometra.

Ata për gazetën “Bota sot”, kanë treguar se, kolonat po krijohen nga mos puna e organeve serbe, të cilët me qëllim po vonohen në procesin e tyre për t’i vanuar qytetarët që të futen në territorin e Kosovës.

Kolonat e gjata në kufirin në Merdare bëhen po thuasje secilën sezonë kur mërgimtarët marrin rrugën për Kosovë.

Edhe pse institucionet e Kosovës, kanë mbajtur që disa vite takimet me krerët e shtetit të Serbisë edhe në Bruksel, nga ana e shtetit serb nuk duket se ka reflektime, kur vjen në pyetje lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Kjo është një dëshmi, se pala serbe asnjëherë nuk i merr parasysh kërkesat e shtetit të Kosovës, ndërsa shteti ynë me apo pa dashje po kontribuon në këto kolona, duke mos u interesuar edhe aq shumë për mërgimtarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat