Analisti politik tregon se si do të jetë fundi i dhimbshëm i bisedimeve me Serbinë

Aktuale

Analisti politik tregon se si do të jetë fundi i dhimbshëm i bisedimeve me Serbinë

H.O. Nga H.O. Më 20 korrik 2018 Në ora: 15:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka thënë sërish se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e rëndë dhe e dhimbshme. Ai këtë e bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Universitetit të Prishtinës.

Image
Faik Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi duke komentuar deklaratën e Presidentit Thaçi ka thënë se ai kohë më parë ka paralajmëruar një fund të tillë të bisedimeve me Serbinë. Sipas Krasniqit, kjo nënkupton ndarjen e pjesës veriore të Kosovës dhe këmbimin e një ulëse në OKB.

“Presidenti Thaçi ka kohë që ka paralajmëruar për një marrëveshje të dhimbshme përfundimtare me Serbinë. Kjo nënkupton ndarja e pjesës veriore të Kosovës, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, dhe në këmbim të një ulëse në OKB. Prandaj gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë që Presidentin Thaçi mos ta lejojnë t'i udhëheq bisedimet me Serbinë, sepse Kosova nuk ka territor për të humbur”, thekson analisti Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat