Ekskluzive: Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK'së

Aktuale

Ekskluzive: Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK'së

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:29
Zyrtarët e LDK-së vizitë tek Isa Mustafa

Ambasadori Greg Delawie ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty, në një takim që ka zgjatur rreth 3 orë, diplomati amerikan ka takuar edhe deputetët e LDK’së Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin, Ismet Beqiri, Armend Zemajn, Arban Abrashin.

Delawie ka thënë se është mirë që në dialogun me Serbinë të përfshihen të gjithë akterët politikë, prandaj mund të merret me mend se kjo ka qenë tema që e ka diskutuar me zyrtarë të LDK’së.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka dhënë një prononcim për takimin me të dalë nga shtëpia e kryetarit duke thënë se ishte një takim i zakonshëm, ndërsa sot mori pjesë edhe ambasadori Delawie. Sipas Hazirit, i është përsëritur qëndrimi i LDK’së rreth dialogut.

“Është takim i zakonshëm qe e mbajmë me kryetarin, po sot ka marrë pjesë edhe Ambasadori. Kanë folë për dialogun edhe e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së”, ka thënë Haziri.

Të pranishëm në takimin  ishin deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku; shefi GP, Avdullah Hoti, anëtari i kryesisë dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala; sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat