Dikur ishin të bashkuar për kauzën kombëtare, tani janë ndarë në tri parti të ndryshme

Aktuale

Dikur ishin të bashkuar për kauzën kombëtare, tani janë ndarë në tri parti të ndryshme

Nga: D.RR Më: 20 korrik 2018 Në ora: 00:16
Dikur ishin një parti e vetme, tani janë ndarë në tre sosh

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, përmes një foto ka ngjallur “nostalgji” për të kaluarën politike, ku në foto shihet me pesë persona, e ndër ta janë edhe Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.

Si të bashkuar për një qëllim të vetëm, Islami tani shkruan se shqiptarët janë larg për të krijuar një kauzë kombëtare, sepse sipas tij, shqiptarët nuk e kanë në gjene atë dhe vuajnë nga bajraktarizmat.

Gazmend Islami tani është kryetar i Ballit Kombëtar, Albin Kurti kryetar i Vetëvendosjes, ndërsa Daradan Molliqaj i përket partisë PSD.

Postimi i plotë i Gazmend Islamit:

Nga kjo foto që janë 5 persona, tash janë 3 parti, shqiptar, larg jemi për të ndërtuar kauzë kombëtare sepse nuk e kemi në gjene, vuajmë nga bajraktarizmat dhe nuk ditëm asnjëherë të ndërtojmë logjikën e dëgjimit dhe mendimit ndryshe, vuajtjet dhe dhuna komuniste ka ndërtuar një kreatur të çuditshme, koha po punon për maskarenjtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat