Një hartë e publikuar në rrjetet sociale, tregon hartën administrative të Malit të Zi, ku me ngjyrë të kuqe janë territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi në kongresin e Berlinit më 1878, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në hërtet e publikuar me një shkrim anash, thuhet se, sipas asaj marrëveshje të atëhershme, Malit të Zi, këto territore i janë dhënë për një periudhë 100 vjeçare.
Por, edhe pse kanë kaluar 40 vite nga përfundimi i mandatit administrator askush në Tiranë nuk kujdeset që me mjete ligjore duke u bazuar në parametrat e kongresit të Berlinit të kthejnë këto toka nën administrimin e pronarit të ligjshëm, konkretisht Shqipërisë.