Pacolli thotë se Thaçi është i duhuri për udhëheqjen e dialogut

Aktuale

Pacolli thotë se Thaçi është i duhuri për udhëheqjen e dialogut

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:56
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është figura politike më e duhur për ta udhëhequr dialogun Kosovë- Serbi.

Në Info Magazine, Pacolli ka apeluar tek subjektet opozitare për ta përforcuar ekipin dialogues duke u bërë pjesë e delegacionit.

”Praktikisht ne nëse hapim kapituj e shohim se Serbia do duhej ta njohë Kosovën”.

”Unë ju them atyre njerëzve që thonë se Serbia nuk e njeh kurrë Kosovën shtet të pavarur – koha po ndryshon, ata duhet t’i adaptohen një realiteti të ri”.

”Kosova nuk do ta pengojë askënd por do të bashkëjetojë”.

”Pala serbe ka kërkesa të rënda në dialog, nuk i dijmë as ne jemi konfuz”.

”Por e di një që Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili në shumë raste nga njerëzit e papërgjegjshëm, fyhet e shahet, ai do të jetë jashtëzakonisht i përgjegjshëm në udhëheqjen e dialogut”.

”Nëse Opozita do ta shkarkojmë Presidentin le ta shkarkojnë atë e le ta zgjedhim një President të ri që i ulet përballë Vuçiqit”.

”Presidenti Hashim Thaçi është njeriu më i duhur për ta udhëhequr dialogun. Është njeriu më i vjetër i cili cdo herë ka dialoguar me serbët për çështje madhore për Kosovën”.

”Nëse Opozita mendon se i kontribuon Kosovës, le të ulen e ta përforcojnë ekipin dialogues”.

”Kishim një punë shumë të mirë dje në Bruksel. Do ta lutsha Opozitën që të reflektojë. Ata do t’i ndihmonin edhe presidentit edhe dialogut”.

”Nëse mendojnë se presidenti mund të gabojë gjatë dialogimit, ata le të jenë aty dhe ta ndihmojnë ata për ndonjë lëshim të mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat