“Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër” – videoja që po çmend serbët

Aktuale

“Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër” – videoja që po çmend serbët

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:22
Fotografi nga video

“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Në këtë video thuhet  se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa ipen edhe arsyet për një konstatim të tillë.

E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luftën për pavarësinë e Kroacisë.

Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike.

Ndër heronjtë shqiptarë që luftuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat