Limaj: Presim që të udhëtojmë pa viza në fund të vitit

Aktuale

Limaj: Presim që të udhëtojmë pa viza në fund të vitit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:24
Fatmir Limaj

Sot në emisionin Frontal, në T7, për të diskutuar rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe përgjigjes pozitive nga Komisioni Europian, është i ftuar Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës së shpejti do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, duke e përmendur kështu si afat kohor të mundshëm fundin e këtij viti, por gjithashtu se ka rrugë të tjera për të ndjekur për ta finalizuar liberalizimin e vizave.

“Presim që në fund të vitit qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza sikurse vendet mike”, ka thënë Limaj.

Ai po ashtu ka thënë se çështja e vizave nuk është vetëm një dëshirë e Kosovës, por një aprovim nha BE’ja dhe Komisioni Europian.

“Asnjëherë deri më tani s’kemi pasë ndonjë qëndrim nga BE, na kanë qitë kushte tjera, por përfundimisht Komisoni ka vendosë, që i kemi tejkalu të gjitha kushtet e caktuara”, është shprehur Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat