A del për darka me Hashim Thaçin, Limaj flet akuzat e Haradinajt

Aktuale

A del për darka me Hashim Thaçin, Limaj flet akuzat e Haradinajt

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:59
Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi

Në emisionin Frontal, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për raportet e tij me Presidentin Hashim Thaçi dhe për bojkotimin e mbledhjes së Qeverisë kur aty ka shkuar të raportojë i pari i vendit.

Limaj ka sqaruar për herë të parë se pse nuk i shkoi Haradinajt në mbledhjen e Qeverisë kur aty raporti Thaçi.

Derisa shefi i Qeverisë ka thënë se Limaj këtë veprim e ka bërë për të marrë poena politikë, kreu i Nismës thotë se atje nuk ka shkuar pasi i është dukur e pavend që Presidenti t’i raportojë Qeverisë.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Limaj e Thaçi bashkë hanë darka, ndërsa publikisht zv.kryeministri e ka injoruar dhe këtë e ka bërë për vota.

“Sa herë që më thërret Presidenti si zv. kryeministër do të shkoj, ndërsa nëse më thërret si kryetari i partisë, atëherë do të mendohem”, i është përgjigjur Limaj akuzave të shefit të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat